Apeli rishikon vendimet për gardistët

02/03/2011 10:30

Tre gardistët e ndaluar me kërkesë të Prokurorisë për vrasjet e 21 janarit do lirohen pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila paraditen e sotme urdhëroi lirimin e tyre. (UPDATE)

Gardistët janë Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli.

Gjykata e shkallës së parë dha për ta 30 ditë pasi dyshoheshin se janë autorë të vrasjes se 4 civilëve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gardisti Ahmetaj së bashku me kolegët e tij Sadik Çela dhe Mark Nikolli nuk pranuan akuzat dhe i kërkuan Gjykatës së Apelit shfuqizimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë të Tiranës për masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë.

Gjykata kishte dhënë 30 ditë arrest për t’i dhënë kohë Prokurorisë të paraqiste provat nxjerrë nga hetimet, por këto prova nuk u paraqitën duke nxjerrë.

Tre gardistët e njësisë speciale, u arrestuan më 10 shkurt si të dyshuar se kishin qëlluar me armë më 21 janar, ku për pasojë gjetën vdekjen katër demonstrues: Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda.

I vetmi që gjendet në qelitë e burgut nën masën e sigurisë “arrest me burg” është shefi i shtabit të njësisë speciale, majori Agim Llupo, nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe tejkalim kompetencash.

Llupo akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA