Afganistan, Nato kërkon falje për viktimat

02/03/2011 15:10

NATO kërkoi ndjesë për vrasjen e gabuar të nëntë civilëve, gjatë një operacioni në një rajon verilindor, në Afganistan.

Drejtuesi më i lartë i Aleancës, gjenerali David Patraeus, shprehu “keqardhjen e tij të thellë” për këtë incident, i cili ndodhi në provincën e quajtur Kunar.

Sipas burimeve lokale, nëntë djem të moshës 12-vjeçare ose më të vegjël, mbetën të vrarë kur u qëlluan nga një raketë, ndërsa ishin duke grumbulluar dru zjarri.

Patraeus pranoi përgjegjësinë e NATO-s, ndërsa shpjegoi se një gabim komunikimi shkaktoi incidentin, duke bërë që Aleanca t’i ngatërronte për terroristë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA