
Gjykata e Krimeve të Rënda dëgjoi deklarimet e dy të pandehurve Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi dhënë gjatë hetimeve paraprake para prokurorisë dhe oficerëve gjyqësorë.
Dy ish-zyrtarët e SHIK-ut, të cilët akuzohen për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, ndodheshin në sallë por nuk pranuan t’i përgjigjen pyetjeve të prokurorisë, duke shtuar se ishin dakord të lexoheshin deklarimet e tyre të disa viteve më parë.
Fillimisht prokurori Xhevat Hana lexoi deklarimet e ish-shefit të bazës së vëzhgimit në SHIK, Avni Koldashit, i cili në operacionin e shërbimit pohonte se u ishte bindur urdhërave të eprorëve të tij.
Po ashtu, Koldashi kishte shpejguar gjatë dëshmisë edhe shoqërimin e Remzi Hoxhës, që sipas tij bëhej nën drejtimin e Sefgjinit.
E vetmja herë kur Sefgjini ndërhyri ishte kërkesa e tij për vënien në dispozicion të këtyre akteve.
Top Channel