Tiranë, hajdutët në sulm

01/03/2011 20:25

Se sa shqetësuese është situata e vjedhjeve dhe grabitjeve e tregon rasti i filialit postar 31, që është sulmuar tre herë nga grabitësit. Më së fundi në muajin shkurt në këtë zyrë postare mbeti e plagosur edhe një arkëtare.

Pa llogaritur nivelin e ulët të zbulueshmërisë së vjedhjeve e grabitjeve të dhunshme në Tiranë, si dhe pa llogaritur vjedhjet që qytetarët nuk i denoncojnë shifrat, tregojnë se vetëm për 2010-n në Tiranë janë dërguar për hetime të mëtejshme në Prokurori, 2330 raste vjedhjesh dhe grabitjesh që nga ato në bashkëpunim, me dhunë, me armë deri tek bankat.

Në vend të parë me shifrën e 2059 vjedhjeve janë vjedhjet e thjeshta tek të cilat përfshihen vjedhjet e sendeve personale në rruge apo ambjente publike, deri tek rastet që po spikasin ditët e fundit të vjedhjeve të kabllove elektrike dhe kapakëve të pusetave.

Menjëherë pas kësaj statistikat flasin për një numër vjedhjesh në bashkëpunim dhe që cilësohen më të sofistikuara.

Të tilla në Tiranë për 2010 kanë ndodhur 144, mes të cilave bien në sy vjedhjet e bankave dhe të banesave për këto të fundit raportohet hyrja në modë e tyre nëpërmjet mjeteve me vakum dhe shumë rrallë me çelës të kopjuar.

Në këtë pikë për vjedhjet në bashkëpunim edhe pse u deklarua se në Tiranë veprojnë grupe që vjedhin automjetet për t’i shitur në pjesë në jug dhe veri të vendit, numri i automjeteve që vidhen në një ditë në Tiranë mbahet sekret. Megjithatë jo zyrtarisht burime të policisë raportojnë 3-4 makina në ditë.

Por përveç të dhënave të përditshme që flasin për vjedhje banesash, makina biznesesh, së fundmi raportohet një tendencë vjedhjes edhe në zonat e spitaleve edhe ambulancave. Viktima të hajdutëve janë familjarë të pacientëve të cilëve u rrëmbehen sendet personale si para, bizhuteri apo celularë.

Por ndërsa Prokuroria deklaron se ka një rritje të vjedhjeve me dhunë ku viktima përveçse grabitet edhe dhunohet, një shifër kjo që për 2010-n është mbyllur me 51 raste, Gjykata e Tiranës ka shifra alarmante për çështjet që janë depozituar pranë saj për gjykim.

Nga janari i këtij viti deri në fund të shkurtit veprat penale e vjedhjes mban vend të parë në raport me veprat e tjera penale, me një shifër prej 230 dosjeve të depozituara dhe 91 persona nën akuzë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA