Seuli, qyteti i errësirës
01/03/2011 09:20
Qeveria e Koresë së Jugut ndaloi të gjithë ndriçimin “e panevojshëm” të qytetit Seul.
Kjo masë që u bë e ditur këtë të hënë, vjen nga rritja e çmimit të naftës.
Dritat e urave dhe godinave duhet të fiken në mesnatë. Gjithashtu duhet të fiken dritat e tabelave publicitare.
Ndërsa, punonjësit e administratës do duhet të bëjnë pa makinën e tyre të paktën një herë në javë.
Top Channel