Maqedonia do të përballet së shpejti me një rrezik konkret për ndarjen e territorit të saj dhe shpërbërjen e shtetit.
Kështu shkruan e përditshmja ruse “Pravda”, sipas të cilës ish-republika jugosllave do të ndahet dhe një pjesë e saj do t’i kalojë Bullgarisë, ndërsa tjetra Kosovës.
Ndërkohë që maqedonasit, sipas gazetës, do të mbeten minoritete në këto dy vende.
“Pravda” citon historianin rus Vladimir Putjatin, i cili vlerëson se kjo situatë mund të vijë për shkak se shumë maqedonas janë pajisur me pasaportë bullgare, pas anëtarësimit të këtij vendi në BE.
“Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet”, deklaron Putjatin.
Sipas tij, e vetmja shpresë që Maqedonia të ruajë integritetin e saj mbetet Serbia, por edhe kjo nuk do të mund ta ndihmojë për shkak se nuk ka një rol të theksuar në stabilitetin e Ballkanit.
Top Channel