Rikthehen kosovarët e “Libisëâ€
01/03/2011 01:10
Janë rikthyer në shtëpi një pjesë e shtetasve kosovarë që u evakuuan nga Libia. Ata u tërhoqën më parë në Turqi e më pas mbërritën në Prishtinë.
14 kosovarët me ndërhyrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, fillimisht udhëtuan në Turqi e më pas fluturuan drejt Prishtinës.
Në total, nga 61 shtetas 24 prej tyre janë evakuuar me ndihmën e autoriteteve turke.
Autoritetet kosovare konfirmuan se shumica e personave që ndodhen ende në Libi janë jashtë zonave të rrezikut, ndërkohë që vetë të sapokthyerit pohuan para kamerave për situatën në Tripoli, ku sipas tyre ka patur protesta të qeta, ndryshe nga manifestimet në qytetin lindor të Bengasit.
Top Channel