PDK kërkoi shpalljen të pavlefshme të 20 mijë votave nga diaspora, PZAP e hedh poshtë: Ankesa ka kaluar afatin ligjor
Behgjet Pacolli do të ishte president legjitim nëse do të ishte ende në fuqi korniza kushtetuese që UNMIK ka aplikuar gjatë kohës që qeveriste Kosovën.
Kështu thotë një analizë e kryer nga një grup ekspertësh evropianë, e publikuar në numrin e sotëm të së përditshmes kosovare “Koha Ditore”.
Sipas analizës, ka një dallim mes procedurave për zgjedhjen e presidentit sipas Kushtetutës së Kosovës dhe atyre të kornizës kushtetuese të UNMIK-ut.
Ka qenë kjo e fundit, vlerësojnë ekspertët, që ka mundësuar mbajtjen e raundit të tretë të votimit me një kandidat për postin e kreut të shtetit, ndërkohë që Kushtetuta kosovare nuk e lejon.
Dy presidentët e mëparshëm, Ibrahim Rugova dhe Fatmir Sejdiu janë zgjedhur përmes kornizës kushtetuese, ndërsa Pacolli duhej të zgjidhej përmes Kushtetutës së Kosovës, vlerëson më tej analiza.
Top Channel