Një vend i vogël si Shqipëria, i cili në shumë vende pothuajse nuk njihet fare, e përjeton si një sensacion sa herë rikthehehet të jetë në qendër të opinionit publik.
Emisioni i pasdites në Top Channel solli në qendër të vëmendjes ato pak raste kur vendi ynë ka fituar titujt e parë të gazetave ndërkombëtare.
Ndonëse shpesh flitet keq, ekziston një shprehje se një reklamë, është gjithmonë e mirë, mjafton që të përmendet emri.
Megjithatë, kohët e fundit, Shqipëria ka patur arsye të rëndësishme për t’u përmendur në botë.
Në një intervistë të dhënë gjatë shkurtit në Festivalin e Sanremos, një prej ikonave të kinematografisë botërore, Robert de Niro, deklaroi se në vënat e tij rrjedh edhe një dozë gjaku shqiptar.
Një prej gjyshërve të amerikanit ka patur pikërisht origjinë shqiptare. Ndonëse shqiptarët janë një komb i vogël, që numërojnë diçka më shumë ose më pak se 10 milion banorë në botë, lista e personaliteve të njohura shqiptarë apo me origjinë të tillë nuk është aspak e shkurtër.
Ndonjëherë, prezenca e shqiptarëve vemdoset edhe në fokusin e ngjarjeve kryesorë që ndodhin në botë, siç është Libia dhe tragjedia e rebelimit të atjeshëm.
Sipas artikujve të botuar së fundmi në shtyp, Zahia, bashkëshortja e diktatorit Gaddafi, është një shqiptare e pastër, me prejardhje nga në një fshati Poro i Tetovës.
E lindur në Beograd në familjen e një ish-partizani të Luftës së Dytë Botërore, ajo u njoh me diktatorin libian gjatë kohës kur ai ishte duke kryer studimet e tij në ish-Jugosllavi.
Duke lënë personazhet e famshme, për të kaluar në një tjetër dimension, Shqipëria zë vendin e saj edhe atje ku shpejtësia arrin në kufijtë e adrenalinës.
”Top Gear” i dedikoi së fundmi një emision vendit tonë. Nën humorin dhe ironinë e tre prezantuesve, u paraqit edhe një imazh i mrekullueshëm i rajoneve malore në jugun e Shqipërisë.
Përtej sarkazmës dhe dozave të humorit të përdorur, emisioni tregoi qartë edhe interesin gjithmonë e më të madh të perëndimit për vendin tonë.
KUR SHQIPËRIA SHFAQET NË FAQET E PARA
Një vend i vogël si Shqipëria, i cili në shumë vende pothuajse nuk njihet fare, e përjeton si një sensacion sa herë rikthehehet të jetë në qendër të opinionit publik. Emisioni i pasdites në Top Channel solli në qendër të vëmendjes ato pak raste kur vendi ynë ka fituar titujt e parë të gazetave ndërkombëtare. Kohët e fundit, Shqipëria ka patur arsye të rëndësishme për t’u përmendur në botë. Në një intervistë të dhënë gjatë shkurtit në Festivalin e Sanremos, një prej ikonave të kinematografisë botërore, Robert de Niro, deklaroi se në vënat e tij rrjedh edhe një dozë gjaku shqiptar.
Top Channel