Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk ka treguar asnjë mëshirë për Dorian Bubeqin dhe Arjan Cakën, dy aktorët kryesorë të dhunës gjatë ndeshjes Lushnja – Pogradeci, e vlefshme për Kategorinë e Parë.
Sulmuesi i ekipit myzeqar, Bubeqi, për sulm të dhunshëm, përshtyrje dhe fyerje të gjyqtarit të ndeshjes është pezulluar me tre vjet nga të gjitha aktivitetet sportive si dhe 300 mijë lekë gjobë.
Ndërkohë, për të njëjtat motive, mjeku i skuadrës së Lushnjës, Arjan Caka është dënuar me përjashtim të përjetshëm nga të gjitha aktivitetet sportive si dhe 500 mijë lekë gjobë.
Nuk i ka shpëtuar dënimeve edhe klubi i Lushnjës, që është gjobitur me 150 mijë lekë për hedhje të sendeve të forta në fushen e lojës.
Top Channel