Ecclestone: Bahreini do të rifutet në kalendar

01/03/2011 18:40

Pronari i Formulës 1, Bernie Ecclestone, kërkoi një datë re për zhvillimin e Çmimit të Madh të Bahreinit.

Sipas kalendarit të këtij viti, gara në ishullin e vogël të Gjirit Persik duhet të hapte Botërorin, por protestat bënë që gara të anullohej.

Botërori i Formulës 1 do të nisë në 29 mars me garën e Australisë, ndërsa kishte mbetur e paqartë nëse gara në pistën e Sakhirit do të anullohej përfundimisht apo do të shtyhej.

Në një deklaratë të dhënë më parë gjatë ditës, Ecclestone tha: “Duhet ndryshuar kalendari, në mënyrë që Bahreini të zhvillohet në një datë tjetër. Këshilli i FIA-s (Federatës Ndëkombëtare të Automobilizmit) duhet të vendosë në fillimin e marsit kur do të jetë data e garës”.

Në fund të artikullit të publikuar nga “Europa Press”, numri një i Formulës 1 shprehu besim në shanset e Micheal Schumaker-it për të luftuar për titullin kampion, ndërsa shtoi se është pothuajse i sigurt që Vettel do të garojë një ditë për Ferrari-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA