Bulls-at, drejt rikthimit në kohët e arta

01/03/2011 19:55

Seria e tre fitoreve radhazi, e cila çoi në shtatë fitoret në dhjetë ndeshjet e fundit, lejon Chicago Bulls-at që të vendosin presion mbi skuadrën e dytë më të mirë në Konferencën e Lindjes, Miami Heats.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë, Chicago fitoi 105-77 përballë kryeqytetasve të Washington-it, ndërsa përmirësoi bilancin sezonal në 41 fitore dhe 17 humbje.

Me këto numra, Bulls-at vendosen në vendin e tretë në Konferencën Lindore, pas Miami-it që ka arritur të fitojë 43 ndeshje dhe barazuar 17. Megjithatë, rezultati do të barazohej, nëse Chicago fiton dy ndeshjet më pak që ka për të luajtur.

Derrick Rose po vërteton se është një prej basketbollistëve më të talentuar në kampionatin amerikan të basketbollit. Ai realizoi 21 pikë, ndërsa Bulls-at po tregojnë një lojë të shkëlqyer grupi edhe nëpërmjet emrave si Noah e Boozer, duke bërë tifozët të ëndërrojnë rikthimin në kohët e arta të Micheal Jordan-it.

Ekipi më i mirë i Lindjes mbetet Boston Celtic, me 42 fitore dhe 15 humbje deri në këtë pikë të sezonit. Celtic fitoi gjithashtu mbrëmë, me rezultatin 107-102 në Salt Lake City.

Në ndeshjet e luajtura në perëndim, Denver Nuggets fituan 100-90 kundër Atlanta Hawks, Sacramento Kings-at mposhtën 105-99 L.A. Clippers.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA