Konkurenca e fortë ka detyruar një pronar të një picerie në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të konsumojë veprën penale të “terrorizmit ushqimor”.
Gjithcka ka ndordhur në një piceri, kur 47 vjecari, Nikolas Galiatsatos, pronar i një picerie pak metra larg asaj ku ka kryer krimin, me një cantë në dorë i ka kërkuar leje personelit të picerisë “armike” për të përdorur banjon. Por, pas kontrollit të pronarit të picerisë në fjalë, në cantën e mbajtur prej tij ndodheshin 3 minj, ndërkohë që 5 të tjerë kishin dalë prej saj në banjo.
Menjëherë, canta me minjtë brenda, u është treguar 2 policëve të cilët ndodheshin duke ngrënë në piceri. Pas zbulimit, ata prangosën 47 vjecarin Galiatsatos nën akuzën dëmtimit të pronës e aktivitetit të tjetrit dhe për mizori ndaj kafshëve.
Policia në këtë rajon të Filadelfias tha se nuk ishte përballur kurrë më parë me një rast të tilë që cilësoi si “terrorizëm ushqimor duke përdorur minjtë”.
Top Channel