Zgjedhjet vendore do të sjellin konfigurime të reja në Parlament, por edhe në qeveri. Parlamenti do të presë së shpejti deputetë të rinj në sallën e tij.
Nga radhët e PD-së pritet që Kosta Barka, ish-ministri i dikurshëm në qeverinë “Berisha” do të rifutet në Kuvend, pas shpalljes së kandidaturës së Ardian Kollozit për garën e Bashkisë së Vlorës.
Nëse në Tiranë kandidon Lulzim Basha, do të hyjë si deputet në Kuvend Aurel Bylykbashi, i cili është i teti në listën e Partisë Demokratike.
Në rast se për Bashkinë e Durrësit kandidon Lefter Koka, atëherë i dyti në listën e LSI-së për Qarkun e Durrësit është Artur Zheji, të cilit i takon mandati i deputetit.
Nëse kandidon Igli Cara, atëherë Ndriçim Babasi rikthehet në sallën e Kuvendit si deputet.
Menjëherë sapo shpallet lista e kandidatëve zyrtarë nga subjektet politike, atëherë të gjithë kandidatët duhet të heqin dorë nga mandatet aktuale për të bërë fushatën gjatë zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Top Channel