Në kohën kur në Prishtinë janë ngritur dyshimet se presidenti i ri kosovar ka shkelur kushtetutën e Kosovës, për shkak se votoi për qeverinë pasi ai e kishte marrë mandatin si president, vete Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me këtë cështje, duke ia hedhur fajin protokollit.

Pacolli ka deklaruar se në mometin kur është bërë president i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, por nuk ka marrë asnjë udhëzim elementar se ku duhet të ulej.

Pacolli shpjegon më tutje se pasi u bë president, ka shkuar dhe është ulur në vendin e deputetit.

Në një intervistë për gazetën “Express”, Pacolli është shprehur se në të vërtetë as nuk e di nëse ka votuar për qeverinë e re, pasi u betua si president.

“Unë nuk di ta përshkruaj atë moment sepse kam qenë tepër i lodhur. Unë kam mundur t’i ngre të dy duart dhe kokën, por realisht nuk e di sepse kam qenë tepër i lodhur”, ka thënë presidenti Pacolli.

Pavarësisht kësaj, ai është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet cdo vendimi të Gjykatës Kushtetutese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA