Alonso: Schumaker, rivali që kam frikë

28/02/2011 20:55

Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso, theksoi se nuk ndien asnjë ankth përpara fillimit të Botërorit të 2011-s, cilësoi Schumacher-in si rivalin më të rrezikshëm dhe komentoi paraqitjen e Ferrarit në destimet e deritanishme.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle “Marca”, tha: “Testimet e deritanishme nuk tregojnë asgjë. Do të jetë gara e parë e sezonit që do të tregojë në kemi bërë një punë të mirë deri tani, por e presim me qetësi të plotë fillimin e sezonit”.

I pyetur për rivalët, spanjolli vazhdoi: “Michael Schumaker është piloti për të cilin kam më shumë respekt në pistë. Nëse Mercedesi do t’i japë një makinë të mirë, është e qartë që ai do të luftojë deri në fund”.

Fernando ka vizituar disa herë në spital mikun e tij, Robert Kubicën. “Ai është i mërzitur, sepse i duhet të qëndrojë shumë orë në krevat, por ka shumë dëshirë të rikthehet sa më shpejt”.

Në fund, Alonso ironizoi vendimin e qeverisë spanjolle për të reduktuar shpejtësinë maksimale të lejuar në autostradat e vendit në 110km/h, në atë që është një tentativë për të reduktuar përdorimin e karburanteve.

”Nuk jam dakord me këto masa, nuk më duken të logjikshme dhe nuk pres të sjellin ndonjë impakt. Me 110 km/h të zë gjumi në timon”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA