Grekët nuk besojnë më tek dy partitë e mëdha të vendit. Ky është konkluzioni i dy sondazheve të fundit në shtypin e së dielës, sipas të cilave kriza ekonomike që po kalon vendi dhe hyrja e Greqisë në programin e stabilitetit të FMN dhe BE, kanë bërë që grekët të humbasin krejtësisht besimin tek dy partitë e mëdha politike që kanë qeverisur në 35 vitet e fundit, PASOK dhe Demokracia e Re.

Konkretisht, sipas gazetës opozitare “Real Neës”, socialistët kanë mbështetjen vetëm të 23,2 % të grekëve  dhe konservatorët të 21,3%, ndërkohë që 1 ndër 4 grekë është i pavendosur se cilën parti duhet të votojë nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve.

Në të njëjtin sondazh duket se vetëm një në katër grekë  kanë mendim pozitiv për kryesocialistin Papandreu, por edhe për kryetarin e konservatorëve Samaras, ndërsa një ndër dy vetë mendojnë negativisht për të dy.

Kurse sondazhi i proqeveritares “Ethnos” u jep socialistëve 26,1% të votave dhe konservatorëve 21,5%, dhe këto shifra janë përqindjet më të ulëta që përqendrojnë këto dy parti qysh prej krijimit të tyre.

Sipas të njëjtit sondazh për herë të parë, në parlament mund të hyjnë tetë parti, nje fenomen pa precedent ky në jetën politike greke qysh pas clirimit të vendit.

Analistët e ndryshëm vlerësojnë se kemi të bëjmë me krizën më të  madhe të besimit të qytetarëve ndaj klasës politike të vendit e cila akuzohet prej shumicës së popullit se është përgjegjëse që e ka cuar Greqinë në prag të falimentimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA