Vetëm pas një jave Flamurtari rikthehet te fitorja dhe këtë herë bindshëm, duke mundur 4-0 Elbasanin në Vlorë.
Edhe pse në letër dukej një 3 pikësh i lehtë, vlonjatët kanë vuajtur disi, pasi goli i avantazhit erdhi në minutën e 30 me autor Sabino Plakun.
Sulmuesi fierak ka dyfishuar rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes, goli i qetësisë për ekipin e Maganit. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Daniel Xhafa shënoi golin e tretë për Flamurtarin, ndërsa në kohën shtesë Sakaj vulosi fitoren 4-0 nga pika e 11 metërshit.
Kështu Flamurtari mbyll edhe fazën e dytë në vendin e parë, rivendos diferencën prej 4 pikësh me Skënderbeun e vendit të dytë që të premten fitoi ndaj Dinamon, një sfidë që më shumë se një ndeshje Superlige ishte një estradë.
Ndërkohë sfida e luajtur në “Niko Dovana”, mes Teutës dhe Kastriotit nuk ka nxjerrë asnjë fitues, pasi rezultati përfundimtar ishte 1-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Alvizh me 11 metërsh krutanët nuk arritën ta ruanin fitoren deri në fund, pasi durrsakët barazuan shumë shpejt me Tafilin.
Ky rezultat nuk kënaq asnjë nga dyja skuadrat, pasi 1 pikë për secilën mban të pandryshuar vendet e tyre në klasifikimin e përgjithshëm, Kastrioti i 8-i me 26 pikë dhe Teuta një vend më poshtë me 24 pikë.
Top Channel