Bllokimi i fondeve në gusht çorientoi administratën

27/02/2011 08:25

Vendimi i qeverisë për të ndaluar të gjitha procedurat e tenderëve të parashikuar për t’u kryer pas datës 1 gusht, krijoi situatë amullie për administratën publike.

APP-ja raporton se në drejtorinë e saj juridike, shumë institucione kërkonin interpretim ligjor për raste të ndryshme.

Pas muajit tetor, kërkesat për sqarim kanë konsistuar edhe në mënyrën se si duhet të procedohej për procedurat e prokurimit me fonde buxhetore, të nisura në këtë muaj, në kushtet kur rregullat e prokurimit publik përcaktojnë si afat përfundimtar (përfshirë edhe lidhjen e kontratave) datën 31 tetor.

Konkretisht, numri total i praktikave të paraqitura në këtë drejtori për mendim, sqarim apo informacione nga institucione të ndryshme, gjatë vitit 2010 ka qenë 245.

Gjithashtu, gjatë këtij viti kjo drejtori ka dhënë mendime dhe për projektvendime të ndryshme të iniciuara nga institucione të tjera, të cilat i janë përcjellë për mendim APP-së.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta