Ish-mbrojtësi i Tottenhamit dhe Wolvesit në Premier League, Dean Richards, ndërroi jetë në mesditë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.
Richards, i cili luajti në karrierën e tij edhe për Bradford e Southampton, u detyrua të tërhiqej nga futbolli në mars 2005, pasi përjetoi disa dhembje të padurueshme koke gjatë një ndeshje të Spërsave, në “White Hart Lane”.
Testimet mjekësore treguan se ai vuante nga një tumor në tru, sëmundje me të cilën luftoi për gjashtë vjet, deri sa humbi betejën me të ditën e sotme.
Në një komunikatë të Tottenhamit, shprehej pikëllimi i thellë për humbjen e Richardsit, ndërsa Wolves e konsideroi ish-futbollistin e kombëtares angleze U-21 si një “ikonë” për skuadrën.
Top Channel