Cristiano Ronaldo nuk ka patur asnjë ndeshje pushim në këtë sezon tek Reali i Madridit dhe ai ka nisur çdo takim si titullar.
Sipas një vëzhgimi të së përditshmes spanjolle “AS”, të publikuar më parë gjatë ditës, portugezi është futbollisti me më shumë minuta të luajtur deri tani, në kampionatin spanjoll.
I vetmi që është barazim me Cristiano-n është Iraola, mbrojtësi i Athletic Bilbaos, i cili gjithashtu ka nisur çdo takim të kampionatit si titullar, por Iraola është i pezulluar për këtë fundjavë, prandaj Ronaldo do të mbajë i vetëm vendin e parë pasi Reali të luajë në mbrëmje me Deportivon.
Asnjë prej futbollistëve të Barcelonës nuk përfshihet midis dhjetë lojtarëve më të përdorur në kampionatin spanjoll.
Top Channel