Reforma, Luan Rama letër PD dhe PS
26/02/2011 12:30
Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama u ka dërguar nga një letër krerëve të grupeve parlamentare të PD dhe PS, përmes të cilës kërkon bashkëpunim për reformën zgjedhore.
Në letrën dërguar Astrit Patozit dhe Gramoz Rucit, Rama vlerëson se reforma e re zgjedhore është një domosdoshmëri për proceset elektorale.
“Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR është një kusht nga ndërkombëtarët dhe e domosdoshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, shprehet Rama.
Letrën e tij zyrtari i LSI ia ka dërguar edhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe misioneve diplomatike në Tiranë, duke kërkuar kontributin e tyre.
Top Channel