Partitë shqiptare në Maqedoni pritet të hyjnë në zgjedhjet e parakohshme pa koalicione partiake, ndryshe nga blloku politik maqedonas.
BDI deri tani është përgatitur që të hyjë në garë si parti e vetme dhe me program të vecantë.
Përfaqësues të këtij subjekti bëjnë të ditur se nuk ka pasur asnjë ofertë për koalicion me partitë e tjera, duke pasur parasysh dhe përcarjen e thellë mes tyre.
PDSH një muaj më parë promovoi frontin opozitar shqiptar, mirëpo deri tani asnjë parti nuk i është bashkangjitur, përvec subjektit të ri Lidhja Shqiptare, që nuk është regjistruar ende në regjistrin zyrtar.
Edhe Demokracia e Re vazhdon të bëjë përgatitjet e vetme, edhe pse në disa raste emri i saj është lakuar për koalicion të mundshëm me BDI-në.
Zyrtarë të kësaj partie shprehen të hapur për koalicione parazgjedhore me qëllim mospërcarjen e votave të shqiptarëve.
Top Channel