Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli është caktuar përkohësisht kryetar i kësaj partie, derisa të mbahet kongresi zgjedhor i saj.

Për emërimin e Makollit kanë vendosur strukturat e larta të partisë, edhe pse për këtë post ishte e favorizuar nënkryetarja tjetër Mimoza Kusari Lila.

Posti i kryetarit të AKR-së mbeti vakant pas zgjedhjes së Behgjet Pacollit president të Kosovës.

Nga ana e saj, Lila nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë në garën për kryetar, apo do të qendrojë larg posteve drejtuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA