UDC, tryezë me opozitën

25/02/2011 19:35

Në një tryezë të përbashkët, përfaqësues të opozitës shqiptare diskutuan rreth situatës së rëndë politike në vend me një delegacion të përbërë nga deputetë demokristianë italianë.

“Urimi që mund të bëj është që të gjitha forcat politike, si të mazhorancës edhe të opozitës, të gjejnë, me një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie, rrugën për të ushtruar secili rolin e vet në liri të plotë. Demokracia është një instrument shumë i rëndësishëm dhe është rruga e vetme që mund të ndjekë Shqipëria për integrimin europian”, deklaroi Gianmarco Quadrini.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës shqiptare shprehën bindjen se zgjedhjet e parakohshme, ku të respektohet vota e shqiptarëve, do të jenë zgjidhja e kësaj situate.

“Ky ishte një rast i rëndësishëm për opozitën në tërësi, që zëri i saj të jetë një zë real përmes presidentit Casini me familjen e partive popullore evropiane”, deklaroi kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

“E garantuam se kjo është një krizë zgjedhjesh. Kemi një qeveri të pavotuar që kërkon të qendrojë në pushtet me armë”, u shpreh pas tij Spartak Ngjela.

Ndërkoheë kryetari i grupit parlamentar demokristian italian shprehu bindjen se presidenti i Republikës, Bamir Topi do të ushtrojë, sic tha ai, të gjithë forcën dhe inteligjencën e tij për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA