Topi takohet me Steinberg
25/02/2011 09:35
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka zhvilluar një takim me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, James Steinberg.
Diplomati amerikan shoqërohej në këtë takim nga zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman.
Takimet e diplomatëve të huaj në Tiranë po zhvillohen në kuadër të situatës politike të krijuar në Shqipëri.
Steinberg mbërriti në vendin tonë mbrëmjen e djeshme, në kuadër të një turi katër ditorë që parashikon edhe një vizitë në Bosnje.
Top Channel