Televizorët e rinj, dora si telekomandë
25/02/2011 09:00
Një gjest i dorës për të ndryshuar kanalin apo ngritur volumin e televizorit. Kjo teknologji gjendet në aparatet e rinj hi-tech të prezantuar në Japoni dhe të prodhuar nga Panasonic.
Pajisjet e reja, me një ekran kristali të lëngshëm, 10,1 polësh, mund të nxjerrin në pension telekomandën.
Një sensor i integruar në aparatin televiziv është i aftë për të njohur lëvizjet e paracaktuara të dorës, kështu për të ndryshuar kanal mjafton të lëvizësh dorën në planin horizontal në të djathtë dhe të majtë, si në një smartphone.
Top Channel