Lorenzo-Rossi kërkojnë përmirësime

25/02/2011 13:35

Dy pilotët e MotoGP-së, Jorge Lorenzo dhe Valentino Rossi, i kanë kërkuar skuadrave të tyre përkatëse që të impenjohen për të bërë përmirësime, përpara se të nisë Botërori.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “AS”, Lorenzo nuk është aspak i kënaqur nga paraqitja e Jamahës së tij në testime dhe e njëjta vlen edhe për Dukatin e Rossi-t.

Kampioni i botës në fuqi, pasi provoi për herë të parë motorin e ri tha se mjeti ishte përmirësuar, por ai përfundoi vetëm i gjashti në provat e Sepangut, pas të katërt Hondave zyrtare.

Përparimi kolosal që ka bërë Honda, shtyu Lorenzon të ndryshonte deklarimet e tij: “Mendoj se kemi bërë përparime, por vazhdojmë të jemi larg rivalëve tanë. Jemi përmirësuar përsa i përket ndjesisë së pilotit me motorin.

Lëkundjet nuk ndihen pothuajse fare dhe mjeti është më i besueshëm se një vit më parë, por duhet të përmirësohemi ende në shpejtësi, pasi në provat e fundit u pa qartë se nuk jemi ne skuadra më e shpejtë”.

Përsa i përket Valentinos, edhe pse ai ka një shpatull të vrarë, sipas vetë fjalëve të italianit, problemet fizike i kushtojnë të humbë 3 të dhjetat në xhiro. Në Malajzi, ai ishte mesatarisht një sekondë pas Hondave në xhiro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA