Liga e Europës, ikën Napoli, kalon Liverpul e City

25/02/2011 01:15

Ka përfunduar ëndrra europiane për Napolin, i cili është mundur në Spanjë nga Vilareali me rezultatin 2-1.

Italianët krijojnë iluzionin e kualifikimit pas golit të avantazhit që shënuan që në minutën e 18-të me Hamshik, pas krosimit të Lavecit, por gjithcka për ta përfundon aty.

Brenda pjesës së parë ata shohin t’i përmbyset menjëherë avantazhi me golin e Nilmar në minutën e 43-të e më pas italiani Rosi 4 minuta më pas shënon edhe golin e dytë.

Në pjesën e dytë të vetmet raste për t’u shënuar për italianët ishin goditjet e shtyllës nga Kavani dhe Laveci.

Edhe Liverpuli vazhdon të mbajë gjallë sezonin jo të mirë që po kalon me kualifikimin që ka siguruar në Anfilld përball Spartës së Pragës. Një ndeshje me pak episode e raste, por që gjen zgjidhje 5 minuta përpara përfundimit me golin e holandezit Dirk Kait i cili merr një inisiativë personale për t’i dhënë shpëtimin skuadrës së tij e cila vuan mungesën e Gerard, Suarez dhe Kerrol.

Pas pokerit që bën në ndeshjen e parë në Ukrainë ku shënuan 4 gola, Bajer Leverkusen e ka mjaft të lehtë këtë ndeshje kthimi përball Metalistit. Në Bajarena, golat janë shënuar në pjesën e dytë. Në minutën e 47-të Rolfes ndërkohë që Balak mbyll gjithcka në minutën e 70-të me golin e dytë.

Nuk ka mundur të bëj asgjë në Angli Arisi pas barazimit 0-0 me Manchester Sitin në Selanik. Në fushën e tyre skuadra e Mancinit zgjidh gjithcka me Edin Xhekon i cili shënon dy herë në portën e skuadrës greke, ndërkohë që mbyll serinë e golave Jaja Ture pas një godijte nga distanca të devijuar.

Në ndeshjet e tjera janë kualifikuar Ajaksi i cili mundi Andërlehtin edhe në ndeshjen e dytë, ashtu si Dinamo e Kievit që mbyll me një total 8-1 të dy ndeshjet përball skuadrës turke të Beshiktashit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA