Partia Demokristiane shqiptare ka marrë mbështetje nga demokristianët italianë të cilët përmes kreut të grupit parlamentar të tyre, Giacomo Quadrini kanë kërkuar gjetjen e gjuhës së përbashkët për zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend.
“Ne e shohim me preokupim krizën aktuale politike në Shqipëri. Duke qenë se asistuam gjatë viteve të fundit në një demokratizim të shoqërisë, tani i druhemi një stopi të saj, c’ka do ta vështirësonte edhe më shumë këtë proces që duhet t’ju cojë në Bashkimin Europian, pikërisht në këtë pikë lind preoukupimi ynë. Kam patur mundësinë të lexoj Kushtetutën tuaj dhe pavarësisht se e re, ajo është e rëndësishme dhe e bërë mirë, e mbështetur në shtylla të rëndësishme mbi të gjitha në pjesëmarrjen popullore në jetën demokratike dhe ky element duhet respektuar, duhet kultivuar, ndaj kjo periudhë krize nuk i bën mirë procesit të demokratizimit të vendit, duhet gjetur një mënyrë për të zgjidhur krizën ose në Parlament, ose me zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Quadrini.
Për Quadrinin, nëse dështon gjetja e një zgjidhjeje mes palëve, zgjidhja tjetër janë zgjedhjet e parakohshme.
“Unë mendoj se në një moment duhet gjetur gjuha e përbashkët. Jemi në një situatë krize ekonomike globale dhe për t’i bërë ballë asaj duhet një qeveri që funksionon, një parlament që bën ligje, organe të pavarura dhe partitë që marrin pjesë në jetën politike të vendit, nëse këto nuk ndodhin mbetet vetëm një rrugë në demokraci. Të kthehemi t’i japim zë popullit përmes zgjedhjeve të parakohshme duke i dhënë vendit një qeveri më funksionale”, është shprehu Quadrini.
Quadrini shprehu shqetësim edhe për konfliktin e qeverisë me institucionet e pavarura Presidencën, Prokurorinë e Përgjithshme dhe SHISH, duke deklaruar se kur kufizohet pavarësia e tyre sistemi demokratik hyn në krizë.
Top Channel