Kokona bashkohet me LSI-në

25/02/2011 11:15

Kreu i njësisë bashkiake Nr. 3, në Tiranë, Ilir Kokona ka zyrtarizuar largimin nga Partia Socialiste dhe është bashkuar me LSI-në.

Sekretari i kësaj partie, Luan Rama i ka dorëzuar teserën e anëtarësimit dhe ka deklaruar se “në LSI do gjejnë mjedis të motivuar të gjithë socialistët e ndershëm”.

“Do të kontribuoj që kjo forcë politike të jetë fitimtare”, është shprehur Kokona.

Ndërkohë Luan Rama tha se do të ketë prurje të reja nga Partia Socialiste në LSI.

Top Channel