Vullkani më i madh i baltës në botë, që la 13 mijë familje të pastreha, do të vazhdojë të derdhë llavë edhe për 26 vjetë të tjera.
Kështu kanë deklaruar një grup studiuesish. Llava shpërtheu për herë të parë në maj të vitit 2006 dhe kur arriti kulmin nxorri 180 mijë metër kub baltë vullkanike në ditë, e barabartë me 50 pishina noti të përmasave olimpike.
Vullkani, në Xhavën Lindore të Indonezisë, ka mbuluar shtëpi, shkolla dhe toka të mbjella në një sipërfaqe prej shtat kilometra katrorë.
Zbulimi është bërë në gazetën “Geological Society”. Ky është vlerësimi i parë i besueshëm për kohën se sa vullkani Lusi do të vazhdojë të derdhë llavën e tij.
Bashkëautori i studimit, Richard Davies, një gjeolog nga Universiteti i Durhamit, deklaroi se kishte një sërë faktorësh që pengonin kryerjen e një vlerësimi të saktë deri më sot.
Top Channel