Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, ka deklaruar të premten se nuk ka pasur asnjë rol në zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Ai ka thënë se fakti që AAK, për arsyet e veta, zgjodhi të mos i bashkohet koalicionit qeverisës, e bëri pothuajse të pashmangshme zgjedhjen e Pacollit president.

I pyetur nga mediat nëse është i kënaqur me zgjedhjen e qeverisë, duke qenë se më parë kishte bërë thirrje për një qeveri me duar të pastra, ambasadori amerikan është përgjigjur: “Po, shumë”.

Ditën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës mediat kosovare publikuan sms-të që Pacolli përmes këshilltarit të tij kishte shkëmbyer me Dell, i cili shprehte hapur mbështetjen për kandidaturën e tij dhe madje fliste edhe për presione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA