Wenger: Chelsea pagoi shumë për Torres
24/02/2011 11:15
Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, kritikoi transferimin e Fernando Torres tek Chelsea.
“Torres ishte një blerje e minutës së fundit në merkaton e janarit dhe gjithmonë këto blerje janë të kushtueshme. Them se Chelsea pagoi 15% më shumë se vlera reale e futbollistit”, u shpreh Wenger.
Gjithsesi, trajneri francez beson se Chelsea është përforcuar shumë me blerjen e sulmuesit spanjoll dhe të David Luiz, ish-mbrojtësi i Benfica.
Fernando Torres u ble në janar nga Chelsea për 58 milionë euro dhe debati për çmimin e tij të lartë është shtuar kohët e fundit edhe për shkak të paraqitjeve jo të mira të sulmuesit në ndeshjet e tij të para me klubin londinez.
Top Channel