Pronari i Interit, Massimo Moratti, mbrojti zgjedhjet e trajnerit Leonardo, ndërsa pranoi keqardhjen e tij për humbjen e pësuar në “San Siro”, përballë Bayern-it.
Zikaltërit duhet të përmbysin rezultatin 1-0 në Mynih, nëse duan të vazhdojnë të kenë shanse të ruajnë titullin e tyre kampion në Champions League, ndërsa Moratti deklaroi sot në “La Gazzetta dello Sport”:
”Mbeta keq nga humbja, sepse skuadra nuk luajti keq. Mendoj se ishim të pafat në pësimin e golit. Megjithatë, duhet të them që ndaj të gjitha zgjedhjet që ka bërë Leonardo.
Mendoj se e ndiemë shumë mungesën e një qëndërsulmuesi të mirëfilltë, prandaj jam i lumtur që Pazzini do të rikthehet në ndeshjen e kampionatit. Cesar? Nuk mund të vendoset në diskutim. Ai na ka shpëtuar në shumë e shumë raste”.
Ndërkohë, është konfirmuar një dëmtim muskulor për mbrojtësin Ranocchia-s, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për 2-3 javë.
Top Channel