Mazhoranca miraton kufizimin e imunitetit

24/02/2011 23:45

Diskutimi për kufizimin e imunitetit u shndërua në një tribunë politike, ku palët akuzuan njëra-tjetrën për korrupsion dhe për ngjarjet e 21 janarit.(UPDATE)

Kryeministri Berisha: Është drejtuesi juaj që thotë ecni para, mos u trembni, është me imuniteti, ndaj s’i hiqni imunitetin. Është në prokurori dokumenti, por flë mbi të prokuroria, prokuroria flë mbi krimin. Është deputeti juaj ai që thotë janë fishekë manovre, përpara, shumë keq, mos u trembni, vazhdoni. Prandaj ju keni tmerr nga hetimi i organizatorëve. Do ta mbyll këtë fjalë me një thirrje timen për zgjedhjet lokale: U bëj thirrje ju dhe u ftoj në garën për zgjedhjet lokale, të dilni nga spirali ku e futët veten, zgjedhjet u garantoj se do bëhet gjithcka për një garë të ndershme e të lirë, se do ketë një transparencë të plotë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci: Ti Sali Gadafi apo Ben Aliu apel nëna e gjorë e Fatmir Xhindit që po dergjet 2 vjet në varr, po bën apel kryekomunari i Kukësit, Remzi Veseli, po bëjnë apel 26 të vrarët e Gërdecit, po bën apel nëna e Hekuranit me shaminë e bardhë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, fëmijët e Aleksit, të Faikut, të Ziverit që i vrave me pushtetin tënd. Prandaj as moralisht dhe as politikisht ti nuk ke të drejtë, jo vetëm ti zësh me gojë, por ke detyrimin të përgjigjesh, dhe moralisht dhe politikisht, minimumi të japësh dorëheqjen.

Vetë kufizimi i imunitetit nëpërmjet një shtojce në rregulloren e kuvendit, ngjalli një diskutim sa juridik, aq edhe politik: a është kushtetuese një nisme të tillë, apo për të kurfizuar imunitetin, që parashikohet në Kushtetutë, duhen ndryshime kushtetuese?

Kryeministri Berisha: Ju zotërinj sot bëni apoligjinë e korrupsionit, do ishit të besueshë, plotësisht të besueshëm në cdo fjalë nëse do kishit depozituar për ndryshimin e Kushtetutës, ofertë të cilën ua bëmë një javë më parë dhe sërish është ofertë e hapur. Në momentin që ju të hartoni nenin për ndryshimin e Kushtetutës unë rezervoj të drejtën t’u falenderoj përpara shqiptarëve jo

Deputeti PS, Damian Gjiknuri: Të luash me imunitetin, në mënyrën sic e keni projektuar ju, është t’i japësh një gur të fortë procedural cdo imunitari ministër apo deputet që nesër të hiqet sikur ka dhënë dorëheqjen nga imuniteti, por njëkohësisht të ketë edhe një gurë të fortë procedural për të dalë i larë nga cdo hetim. Nuk ka prokuror në Shqipëri që të mos respektojë hierarkinë kushtetuese apo të ngatërrojë vendimin e Kuventi me firmën e zonjës Jozefinë packa se kjo e fundit intoksikohet nga kjo ide. Por edhe nëse e ngatërron për një moment veprimet e tij do të dilnin të pavlefshme në gjykatë duke cuar ujë në mullirin e ministrit i cili pasi shpëton edhe nga përgjegjësia penale do të thoshte “c’të bëja unë, ishte faji rregullores, unë e thashë imunitetin”.

Në orën 20.30, pas më shumë se  9 orë debate, kryetarja e Kuvendit e hodhi p/vendimin për votim, pavarësisht protestës së grupit socialist, se kishte ende deputetë që nuk kishin diskutuar. Në këto kushte socialistët u larguan, kurse p/vendimi për kufizimin e imunitetit dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit morën 73 vota pro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA