Japoni, maratona e parë e robotëve
24/02/2011 14:30
Në Osaka të Japonisë ka nisur sot maratona e parë e robotëve në të cilën pesë “atletë cibernetikë” do të përshkojnë për katër ditë distancën e plotë të kësaj disipline: 42,195 km.
Robotët me gjatësi prej 30 cm do të bëjnë 420 xhiro rreth një piste që është e gjatë 100 metra.
Gara që quhet “Robo Mara Full” është për robotët me dy këmbë që mund të ecin pa ndihmën e telekomandës.
Pritet që gara të përfundojë ditën e dielë.
Top Channel