Galliani: Ndaj Napolit nuk vendos asgjë

24/02/2011 20:35

Në vitet 1980, ndeshja midis Milanit dhe Napolit ishte përcaktuese për titullin kampion, ndërsa të dy skuadrat ishin dy superfuqitë që dominonin futbollin italian, falë yjeve si Maradona e Van Basten.

Ditën e dielë, Ibrahimovic do të vendoset përballë Cavani-t, në atë që do të jetë një duel midis dy sulmuesve më rezultativë të këtij sezoni të Serisë A, por jo në një ndeshje përcaktuese për titullin kampion.

Duke folur në “Milan Channel”, numri dy i kuqezinjve, Galliani, komentoi ndeshjen e ditës së hënë. “Nuk do të jetë një ndeshje vendimtare, në asnjërin aspekt.

Dua të them se kushdo që të fitojë apo të humbë, të dy ekipet do të vazhdojnë të kenë shanse për titullin kampion. Gjithsesi, është e qartë që do të jetë një ndeshje shumëpritur, siç ndodh gjithmonë kur skuarat e vendit të parë ndeshjet me ndjekësen e saj”.

Galliani iu rikthtye edhe pezullimit me pesë javë të Gattuso-s, prej UEFA-s, për gjestet e tij antisportive në ndeshjen me Tottenham-in. “Shpresoja në një dënim më të butë, është sjellë gjithmonë mirë në të shkuarën, por nuk do të apelojmë”.

Në fund, një koment edhe për Paton. “Ka një cilësi mbresëlënëse dhe është vetëm 21 vjeç. Më duket normale që Allegri xhiron sulmuesit, ndërsa Pato është e qartë që është shumë i rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen tonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA