Europa League, Liverpool kalon “in extremis”

24/02/2011 21:10

Liverpooli siguroi një kualifikim të vështirë ndaj Spartës së Pragës vetëm në minutat e fundit, në një ndeshje të vlefshme për Europa League, të përfunduar pak më parë.

Dirk Kuyt realizoi një gol në minutën e 86’ dhe lejoi “të kuqtë” që të avanconin më tej, për në raundin e 1/8-ave të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit europian.

Në ndeshjet e tjera të përfunduara, Zenit i Shën Pjetërburgut përmbysi humbjen 2-1 të pësuar në Zvicër ndaj Young Boys, ndërsa PSV e Leverkusen u kualifikuan gjithashtu.

Tetë ndeshjet e tjera do të nisin të luhen në këto momente dhe duhet të përfundojnë pak minuta përpara orës 23:00.

Europa League, ndeshjet e kthimit të raundit të 1/16-ave
Sot
Të luajtura në 19:00
ZENIT-Young Boys                   3-1       1-2
B.LEVERKUSEN-Metalist             3-1       4-0
LIVERPOOL-Sparta Prague        1-0       0-0
PSV EINDHOVEN-Lille                3-1      2-2
SPARTAK M.-Bazel                   1-1       3-2
Sporting L.-RANGERS                2-2       1-1
Nisin të luhen në 21:05
Ajax-Anderlecht                       21:05    3-0
Braga-Lech Poznan                  21:05    0-1
Dynamo Kiev-Besiktas              21:05    4-1
Manchester City-Aris                 21:05    0-0
Paris SG-BATE Borisov              21:05    2-2
Tëente-Rubin Kazan                21:05    2-0
Sttutgart-Benfica                     21:05    2-1
Villareal-Napoli                        21:05    0-0
Të mërkurën
CSKA MOSKË-Paok                     1-1    1-0
Të martën
PORTO-Sevilla                           0-1    2-1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA