Publikimi i sms-ve që implikojnë ambasadorim amerikan në Prishtinë Christopher Dell solli reagimin e këtij të fundit që dërgoi një ankesë për shkelje të privatësisë në komisionin e pavarur për median e duke kërkuar ndëshkim të mediave që publikuan përmbajtjen.
Por ekspertët ligjorë shprehen se mungon baza ligjore, ndërkohë që komunikimi nuk është shkelje e privatësisë për sa kohë kryhet në një ambjent publik, nuk ka shtrembërime dhe është për një cështje me interes publik.
“Nuk ka pasur asnjë incizim të paautorizuar. Kamerat janë në Kuvend për të xhiruar. Personat publikë dhe kushdo që është në Kuvendin e kosovës nuk mund të thirren në privatësi”, deklaron avokati Tomë Gashi.
Në të njëjtën linjë shprehet edhe Nehat Islami, drejtor i Këshillit të pavarur për mediat dhe shtypin, i cili nënvizon se sms-të e publikuara kanë interes publi.
“Media duhet t’u shmanget ndërhyrjeve në jetën private të një individi, por nëse arsyet janë të nevojshme për interesin publik cështja ndryshon. Për ne ky kod është një libër i shenjtë nga i cili nuk mund të dalim”, shprehet Islami.
Top Channel