Opozita kosovare po sheh të gjitha rrugët për të kontestuar votimin e përfolur për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi se do ta dërgojë cështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“Do procedojmë me hapat e duhur drejt Gjykatës Kushtetuese. Kjo pritet të bëhet brenda afatit optimal e ligjor dhe presim mbështetjen e parive të tjera të opozitës”, ka deklaruar Ernest Luma, zëdhënës i AAK-së.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se po e konsulton atë me ekspertë të fushës.
Ndërkohë, Xhavit Shala, profesor i së drejtës kushtetuese është shprehur skeptik për këtë nismë të opozitës, pasi sipas tij votimi i Pacollit arriti kuorumin e nevojshëm.
“Duhet ta përcaktojmë se cila nuk është dispozitë kushtetuese. Është nëse kandidati nuk i ka arritur votat. Por në raundin e tretë kandidati ka marrë 62 votat që konsiderohen valide”, ka deklaruar Shala.
Ndërsa përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca ka bërë të ditur se partia e re po mbledh fakte për shkeljet që janë bërë në total, që nga 18 shkurti kur Krasniqi mandatoi Thacin për të formuar qeverinë e re, kur ai s’kishte formuar ende koalicionin qeverisës.
Top Channel