Ushqimet që na bëjnë më të bukur
23/02/2011 11:55
Të ngrënit nuk plotëson vetëm një nevojë primare të trupit siç është të ushqyerit, por ndihmon edhe në pamjen e jashtme.
Ja kush janë ushqimet që “zbukurojnë”:
Spinaqi
Spinaqi përmban luteinë dhe karotenoide të cilat janë të pasura me hekur. Spinaqi bën më të shndritshëm sytë.
Vezët
Vezët ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve. Gjithashtu i bëjnë flokët më të butë.
Bananet
Ky frut ndihmon në elasticitetin e lëkurës.
Lakra e kuqe
Lakra e kuqe ndihmon në pastrimin e organeve të brendshme të njeriut.
Mishi i bardhë
Proteinat e mishit të bardhë tek gjeli i detit ndihmojnë për shëndetin e thonjve, flokëve dhe dhëmbëve.
Top Channel