Montella debuton me fitore tek Roma
23/02/2011 20:15
Vincenco Montella debutoi me fitoren në stolin e Romës, e cila mposhti 1-0 Bolonjën, në një ndeshje të prapambetur të Serisë A, e përfunduar disa minuta më parë.
Mesfushori Daniele de Rossi realizoi golin e fitores, në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa bëri përshtypje lënia në stol e kapitenit Francesco Totti.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e gjashtë, një pikë përpara Juventusit dhe pozicionohet gjashtë pikë nga Lacio i vendit të katërt, pozicionit të fundit që të kualifikon në Champions League.
Top Channel