Behgjet Pacolli ka jetuar ditën e parë si president i Kosovës, një ditë kushtuar vizitave, fillimisht në shtëpinë e ish-presidentit Rugova.

Nga Rezidenca e Ibrahim Rugovës, Pacolli deklaroi se është gati të vazhdojë rrugën e nisur nga presidenti i ndjerë.

“Jam mëse i përgatitur të cojë përpara idenë e tij për forcimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ka shumë punë për të bërë”, u shpreh Pacolli.

Më pas ai vizitoi familjen e ish-liderit të UCK-së, Adem Jashari dhe atë të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që ndodhet i burgosur në Hagë.

Ai u pyet nëse mund të luajë rolin unifikues dhe u përgjigj se, “vetë populli i Kosovës është dhe do të jetë i unifikuar”.

Por në Kosovë vazhdon debati mbi votat kundër zgjedhjes së tij në Parlament, të cilat kanë sjellë një krisje në Partinë Demokratike.

Burime partiake bëjnë të ditur se vec Fatmir Limajt, i cili deklaroi hapur votën e tij, kundër votoi edhe Jakup Krasniqi dhe dy deputetë të tjerë, të gjithë nga PDK.

Vota ishte e fshehtë dhe kjo mund të jetë arsyeja përse këta deputetë nuk janë prononcuar për këtë cështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA