MotoGP, Rossi: Shpatulla më ngadalëson

22/02/2011 21:20

Piloti italian i Ducatit në MotoGP, Valentino Rossi, deklaroi se humbi shumë kohë si pasojë e dhembjeve që vazhdon të ndiejë në shpatull, pasi u rendit vetëm në vendin e nëntë në testet e Sepangut.

”Si një ditë e parë, mund të jemi të kënaqur pasi mbetëm vetëm një sekondë larg kreut dhe shumë pranë vendit të pestë apo të gjashtë, që ishte objektivi ynë këtu. Nëse shpatulla nuk do të më krijonte aq probleme, do të kisha qenë disa të dhjetat më i shpejtë”.

Pavarësisht se nuk është mësuar me rezultate të tilla, Valentino Rossi u tregua i kënaqur nga paraqitja e tij e përgjithshme. “Fakti që munda të vazhdoja të garoja për 53 xhiro me radhë, është një lajm shumë i mirë, që tregon se jam drejt rikuperimit.

Në këto prova, vendosën të ndiqnim një konfigurim të ndryshëm të motorit, në krahasim me provat e mëparshme dhe me sa duket, rezultatet ishin të mira”, përfundoi tetë herë kampioni i botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA