Libi, ministri tradhëton Gedafin

22/02/2011 22:20

Ministri i Brendshëm libian, Abdel Fatah Junis, të cilin Muamar Gedafi e njoftoi të vdekur në Bengasi gjatë një interviste televizive, u bëri thirrje ushtarakëve të bashkohen me kërkesat legjitime të popullit.

“Jam gjallë dhe i bëj thirrje ushtrisë të mbështesë kërkesat legjitime të popullit”, deklaron Junis në një intervistë për televizionin panarab, Al Jazeera.

Ministri i Brenshëm, i dërguar në Bengasi për të vendosur rendin në fillim të protestave, ka kaluar në anën e “revolucionit të 17 shkurtit”. Ndërkohë, lideri libian, Muamar Gedafi është betuar se do të vazhdojë të luftojë kundër të gjithë “tradhëtarëve”.

Top Channel