Leonardo: Nuk dua krahasime me finalen

22/02/2011 20:30

Në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Bayern Munchen në Champions League, trajneri i Interit, Leonardo, paralajmëroi për një sfidë shumë të vështirë, por në të njëjtën kohë shprehu besim në shanset e skuadrës së tij.

”Nuk dua të bëhen krahasime me finalen e një viti më parë, pasi ky është një moment tërësisht i ndryshëm dhe çdo ndeshje ka një histori të sajën të veçantë”, deklaroi Leonardo.

”Formacioni? E rëndësishme është që mund të zgjedh midis disa alternativave, edhe pse më të pakta se në kampionat (Pazzini nuk mund të luajë pasi është federuar në Champions me Sampdoria-n)”.

Një vit më parë, ndonëse ishte trajner i Milanit, Leonardo bënte tifo në finale për zikaltërit. “Mund të mendoni çfarë të doni, por isha një tifoz i Interit, sepse dëshiroja që të fitonte një skuadër italiane.

Ndonëse në Itali nuk ndodh si normalisht, pasi rivaliteti midis tifozerive është shumë i madh, nëse një skuadër angleze, gjermane apo spanjolle shkon në finale, i gjithë vendi bëhet tifoz me të, pasi përfaqëson një krenari kombëtare”.

Duke u ndalur tek vlerat dhe forca e kundërshtarit, Leonardo theksoi: “Interi dhe Bayerni janë skuadra që kanë potencial për të përballuar të gjithë fazat e sezonit dhe është e qartë që kanë edhe mundësinë që të përballen si të barabartë.

Megjithatë, skuadra që unë drejtoj është kampione e Europës në fuqi dhe kampione edhe në sjelljen e saj, prandaj është e qartë që do të futet në fushë e bindur për mundësinë e kualifikimit. A do të pëlqeja një fitore 3-2?

E dimë që ndryshe nga kampionati, në Champions ky nuk do të ishte ndonjë rezultat i shkëlqyer”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA