Një grua britanike ka bërë një foto të ngjashme me atë të Demi Moore në kopertinën e revistës ‘Vanity Fair’ në vitin 1991, kur ishte disa ditë afër lindjes së fëmijës.
Me fjalë të tjera, një foto në të cilën, krejtësisht nudo, me njërën dorë mbulonte gjoksin dhe me tjetrën mbante barkun e madh.
Angela Hurst, nga Hampshire, po priste momentin “e duhur” për këtë foto dhe kur erdhi nuk u mendua dy herë, por pagoi një fotograf profesionist dhe realizoi ëndrrën e saj.
Fotoja i pëlqeu shumë dhe vendosi ta publikojë në profilin e saj në Facebook.
Por, shefat e rrjetit shoqëror nuk e panë me sy të mirë këtë foto dhe e hoqën brenda tre ditësh.
“Fotoja ishte argëtuese dhe nuk ishte për tu censuruar sepse unë isha e mbuluar. Doja vetëm të kujtoja shtatzaninë time dhe nuk kishte asgjë seksuale në të. Shumë femra më përgëzonin dhe e lavdëronin këtë ide. Pastaj, nëse Demi Moore e ka bërë këtë gjë, pse mos ta bëj edhe unë?”, u shpreh 34-vjeçarja për ‘The Sun’.
Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje një zëdhënës i Facebook: “Rrjeti ndalon publikimin e fotove nudo!”
Top Channel