Egjipt, betohet kabineti i ri

22/02/2011 19:50

Kabineti i ri qeveritar në Egjipt u betua gjatë pasdites, në një ceremoni të transmetuar drejtëpërsëdrejti nga televizioni shtetëror.

Disa poste janë ndryshuar, por jo ato kyçe si Ministria e Brendshme, e Jashtme, e Financave dhe Drejtësisë. Në kabinetin e ri, që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjen e muajit shtator, disa figura të rëndësishme opozitarë të Mubarak-ut u përfshinë.

Midis figurave të vjetra, do të vazhdojë të jetë Ministër i Mbrojtjes feldmarshalli Mohamed Hussein Tantawi, i cili mban këtë post që prej 20 vitesh dhe është njëkohësisht edhe drejtuesi i Këshillit të Lartë Ushtarak, që për momentin drejton vendin.

Megjithatë, grupi më i madh opozitar, Vëllazëria Muslimane, nuk është përfshirë në kabinet. Ajo e ka cilësuar qeverinë e re si një zgjatim të periudhës diktatoriale të Hosni Mubarak-ut.

Top Channel