Champions, Chelsea kryeson në Kopenhagen

22/02/2011 21:35

Janë mbyllur në këto momente pjesët e para të ndeshjeve të Champions League, me Chelsea-n që ka mundur të zhbllokojë rezultatin në Kopenhagen.

Një gol i Anelka-së në minutën e 17 i ka shërbyer skuadrës së Ancelotti-t që të konfirmojnë statusin e favoritit, në 45 minutat e para të luajtura në “Parken Stadion”.

Në përballjen tjetër, atë midis Olimpique Lyonnais dhe Real Madrid, francezët luajtën më mirë dhe rrezikuan disa herë të kalonin në avantazh, ndërsa sulmuesi Gomis shpërdoroi dy raste të shkëlqyera.

Ndërkohë, në ndeshjen e vetme të Europa League të zhvilluar të martën, CSKA barazoi 1-1 me PAOK-un në Moskë dhe siguroi avancimin për në raundin e ardhshëm të një të tetave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA